48-vjeçarja ndërron jetë në ambientet e bashkisë së Lushnjës
Një grua ka gjetur vdekjen në ambientet e bashkisë së Lushnjës. Mësohet se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ku 48-vjeçarja Sh. Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. Deri më tani thuhet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Burime bëjnë të ditur se e ndjera ka shkuar te zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa thuhet se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve.
Edhe pse është thirrur një ambulancë, nuk është mundur që 48-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë në vend, brenda bashkisë së Lushnjes.
“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 48 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale”- njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

