6 arsye për të rrëzuar autokratin maskara

Nga Mexhit Prençi

Fuqia popullore është një uragan përballë autokratit monopartiak, vrasës i lirisë, votës, drejtësisë dhe progresit. O popull! Nga varfëria dhe mjerimi ju shpëton vetëm revolta pa kthim, deri në përmbysjen e tiranit. Vrisni frikën dhe përqafoni guximin! Fitorja është e guximtarëve dhe jo maskarenjve !

Një nga personalitetet e artit dhe kulturës shqiptare, por edhe një nga njohësit më të mirë të kulturës dhe letërsisë botërore, Mexhit Prençi, analizon gjashtë arsyet pse duhet rrëzuar një autokrat i djallëzuar, maskara dhe gënjeshtar. Ai shpalos dhe vë në vëmendje të qytetarëve, fuqinë popullore kur përballë tyre qëndrojnë vrasësit e lirisë, drejtësisë e progresit.

1.
“Çdo sistem autokratik bazuar në dhunë gjithmonë pasohet nga dekadenca. Koha ka dëshmuar se autokratët janë maskarenj të mëdhenj” – Albert Einstein.

2.
Kur autokrati monopartiak qeveris, – vetë zot e vetë shkop, dhe uzurpon të katër pushtetet
rrëzimi me çdo mjet nga froni i lartë është domosdoshmëri. Sot në realitetin tonë levizjet mbarëkombëtare për liri, demokraci, drejtësi dhe mirëqenie, udhëhequr nga inteligjencia – sjellin ndryshimin e madh historik.

3.
Kur autokrati është mashtrues e gënjeshtar, i korruptuar, lidhur me kriminelë e banditë, – të besosh se do bëhen zgjedhje të lira e të drejta, kjo për mua është miopi, për urtakun: “Të shkosh si cjapi te kasapi”.

4.
Nuk bëhet krushqi me djallin e zi, matuni dhjetë herë, që të qëlloni saktë me herë të parë.. Opozita duhet të jetë e bashkuar, pasi e vetme nuk mund ta sjellë ndryshimin. Ajo duhet t’i bëjë ftesë shoqërisë civile, qytetarëve që janë pa punë, bizneseve të falimentuara dhe familjeve që po përjetojnë probleme me faturat e rritura të dritave, ujit dhe sidomos të ilaçeve për trajtimin e sëmundjeve kronike dhe të covid-19 të cilat duhet të rimbursoheshin nga shteti. Kjo është mënyra e vetme për të larguar autokratin sharlatan dhe kjo është fuqia që përmbys çdo tiran e tirani.

5.
O, njerëz të varfër e në mjerim, që po hiqni të zijtë e ullirit, ju e doni lirinë, mirëqenien, e drejtësinë, por ato nuk vijnë pa sakrifica, ngrihuni uragan në revolta pakthim, gjersa të vetdorëhiqet autokrati maskara, shkaktar kryesor i mjerimit tuaj dhe vrasës i lirisë, drejtësisë e progresit!
6.
Ju po zvarriteni me rrasën e varrit mbi shpinë duke pritur vdekjen tinzare prapa derës. Vrisni frikën dhe përqafoni guximin! Fitorja është e guximtarëve, jo e maskarenjve!

SHKARKO APP