A do kemi zgjedhje në 6 bashki?

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta disa ditë më parë i ftuar në Abc News”, foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me 30 qershorin, ku tha se ”Nuk e kam lexuar ende vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, sepse lajmet e shpërndara me urgjencë nuk më impresionojnë. Vendimin e zbardhur do ta shoh me shumë vëmendje dhe më pas do bëj publik me shumë përgjegjësi qëndrimin tim”.

Në Presidencë kanë mbërritur njoftimet shkresore vetëm nga 3 prefektë, por Presidenti Ilir Meta pret që ta njoftojë Këshilli i Ministrave. Argumentet e Gjykatës Kushtetuese duket se nuk e kanë zgjidhur ngërçin e krijuar me vakancat në gjashtë bashki. Kreu i shtetit vijon të ketë qasjen se nuk janë respektuar hallkat ligjore për njoftimin e tij për vakancat e krijuara, çka sipas presidentit, do ta vinte në lëvizje.

Në tryezën e presidentit kanë mbërritur njoftimet nga tre prefektë për tre vakanca, Shkodër, Durrës dhe Vorë. Për tre bashkitë e tjera, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë nuk ka asnjë shkresë zyrtare.

A janë të interesuara palët për zgjedhje të parakohshme në gjashtë bashki? “Jo, sepse besoj ka një konsensus politik mos ta kthejnë debatin për zgjedhjet e pjesshme lokale në debat ditor. Edhe për shkak se palët politike kanë agjendë tjetër politike. Mazhoranca kontrollon pushtetin ku do të bëhen zgjedhjet e pjesshme, ndërsa opozita ndodhet në një krizë të brendshme”, shprehet Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studimet Politike për ”A2cnn”..

SHKARKO APP