6 bashki të vendit pa kryetar, KQZ i përgjigjet Presidentit Meta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta në lidhje me bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Në shkresë thuhet se tre janë bashkitë ku janë krijuar vakancat, ajo e Vorës, Shkodrës dhe Dibrës.

Ndërsa për rastet e tjera, të vakancave të krijuara për bashkikë Lushnjë, Durrës dhe Rrogozhinë, KQZ thotë se nuk ka marrë asnjë informacion.

KQZ ka shpallur të pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Valdrin Pjetri, kandidati fitues për kryetar i bashkisë Shkodër, para marrjes së detyrës ka vënë në dijeni KQZ për dhënien e dorëheqjes nga marrja e detyrës. Zoti Dionis Imeraj, kryetari i bashkisë Dibër ka depozituar pranë KQZ dokumentacionin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021, pjesë e të cilës është edhe kërkesa e tij për dorëheqjen për shkak të kandidimit, thuhet në shkresën e KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?