6 deputetë socialistë takim me Ramën
Jo vetëm në selinë blu, por zhvillime ka edhe nga selia rozë. Këtë të martë, Taulant Balla, Damian Gjinkuri, Bledi Çuçi, Toni Gogu, Niko Peleshi dhe Nasip Naço kanë zhvilluar një takim rreth 60 minuta në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.
Sipas pjesëmarrësve, pjesë e diskutimeve janë çështje të brendshme te socialistëve.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas takimit heshti përballë pyetjes për situatën e drejtësisë me Berishën, edhe pse është pikërisht ai që e ka denoncuar çështjen e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”.