6 marsi, Berisha zbulon të hënën skemën për të zyrtarizuar kandidatët

Komisioni i Rithemelimit, bën me dije se të hënën ose të martën do të zbulojë skemën për të futur zyrtarisht kandidatët në garën e 6 marsit.

6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit që pritet të zgjidhen nga votimi i sotëm, nuk njihen nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Që prej mëngjesit ka nisur procesi i votimit në gjashtë bashkitë e vendit, për kandidatët e Rithemelimit. Procesi po vijon normalisht, dhe një pjesëmarrje e madhe demokratësh vihet re në bashkinë Shkodër.

SHKARKO APP