6 marsi, Genc Pollo: Kandidatët e Bashës të tërhiqen nga gara

Ish-ministri Genc Pollo, thotë se kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjen e pjesshme të 6 marsit të prishin punë, pasi PD-ja për të kundërshtarin e vetëm ka Edi Ramën. Ndër të tjera ai thekson edhe se Basha duhet të tërhiqet nga gara.

”Kandidatët e Bashës janë ata që prishin punë, sepse gara e vërtetë e kandidatëve të PD është kundër PS. Kur në Lushnje kemi një abuzim të tillë, kur abuzimi del hapur dhe ato dy tre detyra që Bashkia me ligj duhet t’u bëjë qytetarëve, kuptohet që kanë qenë inekzistente.

Mundësitë që opozita ti fitojë zgjedhjet janë shumë të fort që ti fitojë edhe 5 bashkitë e tjera përveç Shkodrës që e ka të sigurt. Basha do i bënte një nder të madh demokracisë nëse do të deklaronte që do tërhiqej nga gara”.

SHKARKO APP