6 marsi, Kryemadhi takim me strukturën e LSI në Lushnje: Më energjike se kurrë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me stukturat në Lushnje, bashki ku do të ketë zgjedhje të pjesshme më 6 mars. LSI në këto zgjedhje në 6 bashkitë e vendit, do të mbështes kandidatët e grupit të Rithemelimit të PD-së. Kryemadhi thotë se Lushnja e meriton një shans të ri.

”Struktura drejtuese e LSI Lushnje më energjike se kurrë për 6 Marsin. Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave. 6 Marsi është dita për Lushnjen, shtëpinë tuaj”,-shkruan Kryemadhi në facebook.

KQZ e njohur koalicionin ”Shtëpia e Lirisë” vetëm mes LSI dhe PDK-së së Nard Ndokës, duke hequr grupin e Rithemelimit, që ka edhe kandidatët për këto zgjedhje.

SHKARKO APP