6 orë mbledhje të Kryesisë, Basha: Jemi një parti dhe do të kemi një Kuvend

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, foli shkurt përpara gazetarëve dhe tha se PD është një parti dhe do të ketë një Kuvend.

“Kuvendi do mbahet në 18 dhjetor dhe jam krenar për vendimin e kryesisë pas 6 orësh diskutime.

Dua t’i falënderoj të gjithë pavarësisht prej vendimeve dhe votës së tyre për përkushtimin dhe legjitimimin e plotë të besimit që i kanë dhënë demokratët.

E sigurtë është që nuk do lejoj askënd ta mbajë PD-në peng”.

SHKARKO APP