6 vendimet që i mori sot qeveria ”Rama 3”

Sot u mbajt mbledhja e rradhës nga Këshilli i Ministrave, dhe sipas traditës së re, ministrat prezantuan përpara Kryeministrisë vendimet e marra.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ishte ai i cili deklaroi se familja e nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxhës do të marrë një trajtim financar, ndërsa dy djemtë e tij do të marrin pagë prej 170% të pagës së babait të tyre. Kjo pagë do të jetë e vlefshme deri në moshën 18-vjeç, e nëse vazhdojnë shkollën e lartë shkon deri në 25-vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se Këshilli i Ministrave ka miratuar kryerjen e pagesës 6 milionë dollarë për mbi 500 mijë doza vaksine Pfizer të cilat do të vijnë në Shqipëri brenda këtij viti. Dy vendimet e tjera të Qeverisë për sektorin e shëndetësisë lidhen me rritjen e buxhetit të spitaleve në vend. Manastirliu zbuloi se deri më tani janë vaksinuar 1,7 milionë qytetarë e se 35.5% e popullatës është vaksinuar.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se është marrë vendimi për të nënshtruar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Spanjës për ekstradim. Ministri u shpreh se kjo marrëveshje përmirëson marëdhënien mes dy shteteve duke e forcuar atë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thaeksoi se gjatë mbledhjes së qeverisë, janë miratuar një sërë shpronësimesh për të vijuar punët infrastrukturore në disa qytete të Shqipërisë, kryesisht në Kavajë dhe unazën e Korçës.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se studentët të cilët studiojnë jashtë vendit me fondin e ekselencës, do të lidhen me mbështetje financiare. Këto studentë do të kenë mbështetje nga qeveria jo vetëm për studime por dhe për punësim. Për sa i përket shqetësimit të prindërve për mësimin me dy turne në shkolla, Kushi deklaroi se vendimi i qeverisë nuk është përfundimtar por vetëm momental.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se është miratuar vendimi i Komitetit të Përbashkët për marrëveshjen e tregtimit të lirë CEFTA. Me këtë marrëveshje liberalizohen të gjithë shërbimet dhe lehtësohen procedurat e tregimit online.

SHKARKO APP