6 viktima në 24 orë, ulen rastet e reja nga Covid-19
Betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 6 pacientë. ”Tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Po ashtu janë bërë 3677 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 566 qytetarë. ”262 në Tiranë, 48 në Fier, 27 në Durrës, 17 në Shkodër, 16 në Kamëz, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Vlorë, Lushnje, 12 në Gjirokastër, 11 në Krujë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Patos, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Elbasan, Dimal, Vorë, Kukës, nga 5 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 4 në Devoll, nga 3 qytetarë në Poliçan, Kuçovë, Korçë, Përmet, Delvinë, Kurbin, Mirditë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Konispol, Libohovë, Skrapar, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Memaliaj, Divjakë, Klos, Dibër, Has, Pukë”.
Janë 6444 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 513 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 566
Të shëruar në 24 orë 513
Të shtruar në spitale 137
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3677
Testime totale 1,273,212
Raste pozitive 180,029
Raste të shëruara 170,730
Raste Aktive 6444
Humbje jete 2,855
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3208
Fier 778
Durrës 744
Shkodër 446
Elbasan 237
Korçë 185
Gjirokastër 181
Berat 175
Lezhë 172
Kukës 136
Vlorë 115
Dibër 67