6 viktima në 24 orë, ulje e rasteve të reja. 155 të shtruar në spital

Betejën në 24 orët e fundit me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar gjashtë pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83-vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Po ashtu janë kryer 2,640 testime, dhe kanë rezultuar pozitivë 264 qytetarë. ”133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh”.

Janë 7098 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 264
Të shëruar në 24 orë 192
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2,640
Testime totale 1,285,961
Raste pozitive 181,960
Raste të shëruara 171,982
Raste Aktive 7098
Humbje jete 2,880

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,604
Fier 900
Durrës 706
Shkodër 440
Elbasan 302
Gjirokastër 221
Korçë 191
Lezhë 183
Vlorë 174
Berat 171
Kukës 131
Dibër 75

SHKARKO APP