6 vjet anëtar të NATO-s, Rama: Mirënjohje anëtarëve të Aleancës

Me rastin e 6-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes ka prezantuar sot armatimin më të ri te Forcave Speciale, në një ceremoni të organizuar në zonën e Zall Herrit. Në takim ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli etj..

Kanë kaluar 6 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe për ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ky është një nga sukseset e Shqipërisë ndër vite. Gjatë fjalës së saj ajo u ndal tek përgjegjësitë dhe detyrimet që Shqipëria ndërmerr pas anëtarësimit. “Anëtarësi i Shqipërisë në NATO është kurorëzimi i përpjekjeve të të gjithë shqiptarëve. Procesi i anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian e bëjnë më të sigurt Shqipërinë dhe Europën. Kjo strukturë sigurie krijon një ambjent të favorshëm për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe zgjedhjes së konflikteve”, theksoi Kodheli. Sipas ministres, Shqipëria çdo ditë e më shumë afrohet me modelin Perëndimor, pasi ndikimit Lindor i është thënë lamtumirë prej kohësh. ‘Para gjashtë vitesh, Shqipëria mori detyrime dhe përgjegjshmëri. Ne si aleatë morëm përgjegjshmeri të reja dhe të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen e përbashkët. Ne si aleatë morëm masa të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen e përbashkët”, tha ajo. “Vendet anëtare të NATO po përballen kohët e fundit me rreziqe që vijnë nga Lindja dhe Jugu sipas veçorive të ndryshme, por ato kanë të përbashkët parimet e mbrojtjes kolektive, menaxhimin e krizës dhe sigurinë bashkëpunuese. Shqetësimet e të gjithë krahut Lindor dhe Juglindor të Aleancës janë të dukshme. Por, ne kemi planifikuar dhe organizuar të gjitha masat e nevojshme nga rreziqet e ndryshme që mund të vijnë”, nenvizoi Kodheli. Ndërkaq, ajo shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen e saj, për të gjithë ushtarakët dhe oficerët kudo që ata janë.

Ndersa kryeministri Rama u shpreh se ky përvjetor vjen sot në një kohë kur Shqipëria ka mundësi të mëdha, ndërsa kujtoi se vetëm disa dekada më parë një naëtarësim i tillë dukej i paimagjinueshëm. “Mirënjohja i shkon anëtarëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i shkon popujve dhe qeverive të tyre që duke hapur dyert për Shqipërinë i dhanë popullit tonë të drjetën për t’u ndier të barabartë, në një tyrezë me kaq shumë vendimmarrje botërore”, tha Rama. Kryeministri Rama u shpreh se, “Shqipëria dhe shqiptarët kudo që ndodhen do të jenë mirënjohës për rolin që NATO ka luajtur duke i dhënë fund luftrave në rajonin tonë”.“Shqipëria e meriton vendin që ka në tryezën e lartë të vendimmarrjes së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Dhe ashtu siç nënvizoi, miku ynë, ambasadori Lu, pavarësisht se është vendi më i voglë i NATO-s, mbetet vendi më entuziast për praninë në të”, tha Rama. “Sot 6 vjet pas anëtarësimit në NATO sfidat e Aleancës janë shtuar. Agresioni rus në Ukrainë, valët e një barbarie të dhunshme në formën më diabolike të terrorizmit janë shtruar përpara nesh si pjesë në NATO-s, por dhe Aleancë unike e lirisë me një nevojë të madhe për të riorganizuar të gjitha poltikat për të përshtatur politikat tona në këto kushte”, tha Rama. Ndërsa Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu duke shprehur suksese të vazhdueshme për forcimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por dhe për forcimine Foracave të Armatosura të Shqipërisë, theksoi se, Shqipëria, pavarësisht se është vendi më i vogël i NATO-s, mbetet vendi më entuziast për praninë në të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?