6 vjet nga “21 Janari”. Rama bën pritje, do vendosin lule dhe drekë me familjarët

Sot, familjeve të katër protestuesve që humbën jetën në mes të bulevardit, ju dhemb shpirti. Kur kanë kaluar 6 vite që nga tragjedia e 21 janarit, familjarët e viktimave Aleks Nikaj, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi janë ftuar nga kryeministri Rama rreth orës 11:00 në Sallën e Hartave, në Kryeministri.

Sic është bërë dhe e ditur nga Kryeministria, së bashku ata do të vendosin lule në bulevardin para Kryeministrisë, e rreth mesditës Rama ka shtruar një drekë përkujtimore, në nder të viktimave.

Dy ditë më parë qëveria mori vendim për dëmshpërblimin e 3 familjarëve të viktimave që u vranë në 2011, ndërsa njëri është ende në proces gjyqësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

AXHENDA

Swiss Digital Mobile Reklama

10:30-11:30 Pritje familjaret nga Kryeministri tek Salla e Hartave, Kryeministri.

11:30-12:00 Vendosja e luleve në bulevard.

12:00-13:30 Drekë me familjarët e viktimave

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?