Sondazhi/65 përqind e votuesve të PD pëlqejnë më shumë Berishën sesa Bashën
Largimi që Lulzim Basha i bëri Sali Berishës nga grupi parlamentar, vetëm se e ka rritur mbështetjen e demokratëve ndaj ish-kryeministrit dhe e ka ulur ndaj kreut të PD-së.
Votuesit e PD-së preferojnë më shumë Berishën sesa Bashën. Në anketimin e muajit shtator, sipas ”Euronews Albania”, 65% e votuesve të PD pëlqejnë sot më shumë Berishën, ndërsa 57% preferojnë Lulzim Bashën.
Ky rezultat përmbys atë të një muaji më parë, kur ende pa shpallur vendimin për largimin e Berishës, Lulzim Basha gëzonte popullaritet në 67% të votuesve të PD, ndërsa Berisha ishte në nivelin e 56%.
Këtë trend ruajnë edhe shifrat që tregojnë popullaritetin e Berishës dhe Bashës në të gjithë popullsinë.