“670 mijë zarfe me 50 mijë lekë secili”, Berisha: Duan të ma lënë mua fajin për 14 Majin

Sali Berisha në mbledhjen e grupit të Rithemelimit i cili nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve pretendon se qeveria “Rama 3” do të bindë shqiptarët se fajin e ka Berisha, dhe se sipas tij, në zgjedhje janë dhënë zarfe me vlerë 50 mijë lekë për 670 mijë njerëz.

“Propaganda qeveritare ia doli. 670 mijë zarfe me 50 mijë lekë secili, në xhepin e 670 mijë votuesve. Rritja e rrogave për 310 mijë punonjës, të gjithë këta së bashku të marrë, bëjnë 980 mijë zgjedhës të trajtuar në këtë mënyrë.

Në anën tjetër, fajin e ka Sali Berisha. Po ka njerëz më pa dinjitet se sa këta? Ka mercenarë më të shpifur, pseudointelektualë më mjeranë se këta? Të cilët, për definicion duhet të mbrojnë në një mënyrë ose tjetër, interesin publik.

Unë u ndala në këtë aspekt se ky ishte publik, këto zarfa ishin publike, nuk ishin të fshehta. Edi Rama për herë të parë kaloi në shpërndarje publike parash në fushatë. Prapë këtu, duan të bindin shqiptarët se fajin e ka Berisha, fajin e ka opozita”, tha Berisha.

SHKARKO APP