7 kërkesat e qytetarëve protestues ndaj qeverisë ”Rama 3”
Sot bëhet një javë që qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në protesta kundër rritjes së çmimeve. Kështu ata kanë 7 kërkesa për qeverinë ”Rama 3”. Edhe këtë të martë protesta vijon, edhe pse më të pakët në numër, rezistenca vijon. Protestës sot i janë bashkuar edhe studentë.
7 kërkesat e tyre
1-Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
2-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë.
3-Përcaktimi dhe ngrirja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparence me publikun.
4-Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështejes së fermerëve.
5-Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri në tejkalimin e krizës dhe përcaktim i minimumit jetik.
6-Hetim e mbikëqygrj e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si edhe e operatorëre që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.