7 korriku, Berisha takim me rininë: Do të nisë një stinë e re për vendin

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në një takim këtë të hënë me anëtarë të FRPD-së, tha se në 7 korrik në vend do të nisë një stinë e re. Kreu i PD-së theksoi se kjo betejë është shumë herë më e rëndësishme se ajo e rrëzimit të komunizmit.

”Zbresim në shesh si një opozitë e vërtetë, me qëllimin e vendosur për të filluar një stinë të re në betejën për të dalë nga monizmi në rrafshin politik. Alternativë për këtë qeveri është kanabisi. Vendimi tjetër është të lejohet përdorimi publik i drogës. Misioni juaj është i një rëndësie jetike.

Ju ftoj të bëjmë gjithçka për të bashkuar çdo të ri për të dalë në shesh dhe për t’i treguar këtij regjimi se monizmi kurrë nuk kalon mbi ne. Për lirinë tonë vendosim ne. Ne nuk pajtohemi me një regjim që me krim e drogë nënshtron një komb.

Kjo është një betejë më e madhe se ajo e vitit ‘90. Ajo ishte sistem dominoje, diktaturat po binin njëra pas tjetrës. Sot kemi një autokraci elektorale, një autokraci që rrëmben zgjedhjet dhe ia përligjin zgjedhjet”, tha Berisha.

SHKARKO APP