7 orë seancë, gjykata liron nga qelia Henri Çilin

Gjykata e Përmetit jep “detyrim paraqitje” për Henri Çilin,  ndërsa ndaj drejtorit juridik të UET Ilir Korbit është caktuar “arrest në shtëpi”. Vendimin e dha gjyqtari i çështjes, Dritan Hasani.

Botuesi Çili është mbrojtur nga avokati Andi Duraj dhe mbrojtja zgjati vetëm 35 minuta. Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili ka mohuar akuzat para gjykatës së Përmetit, ku mesditën e sotme u fut me pranga në duar pas arrestimit për gjashtë akuza.

Henri Çili lirohet në sallën e gjyqit.

 

SHKARKO APP