7 viktima në 24 orë dhe 502 qytetarë të infektuar nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 7 pacientë të shtruar në spital. ”Një qytetare nga Durrësi 57 vjeçe, gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 59-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 2841 testime, kanë rezultuar pozitivë 502 qytetarë. ”201 në Tiranë, 46 në Berat, 32 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 17 në Gjirokastër, 12 në Kamëz, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Elbasan, nga 8 qytetarë në Lezhë, Krujë, Pogradec, nga 7 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Sarandë, Roskovec, nga 4 qytetarë në Kukës, Tropojë, Korçë, Dimal, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mat, Vorë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Mirditë, Kurbin, Shijak, Himarë, Përmet, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Poliçan, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Patos, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë”.

Janë 8,247 pacientë aktivël në të gjithë vendin. Në spitalet Covidpo marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (19 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 502
Të shëruar në 24 orë 611
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2841
Testime totale 1,364,952
Raste pozitive 195,523
Raste të shëruara 184,247
Raste Aktive 8,247
Humbje jete 3,029

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4426
Fier 726
Gjirokastër 521
Berat 456
Shkodër 451
Durrës 450
Vlorë 339
Elbasan 350
Korçë 222
Lezhë 173
Dibër 70
Kukës 63

SHKARKO APP