7 viktima në 24 orë, ulen rastet e reja nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 7 pacientë. ”Tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Po ashtu janë kryer 2587 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 194 qytetarë. ”107 në Tiranë, 14 në Vlorë, 13 në Fier, 12 në Durrës, nga 6 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Berat, 5 në Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Dibër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Poliçan, Gramsh”.

Janë 8,433 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 194
Të shëruar në 24 orë 190
Të shtruar në spitale 172
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2587
Testime totale 1,352,267
Raste pozitive 193,269
Raste të shëruara 181,839
Raste Aktive 8,433
Humbje jete 2,997

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4449
Fier 853
Gjirokastër 494
Durrës 472
Shkodër 438
Vlorë 404
Berat 404
Elbasan 353
Korçë 237
Lezhë 180
Dibër 77
Kukës 72

SHKARKO APP