7 viktima në 24 orë, ulje e rasteve të reja. 22 pacientë në gjendje të rëndë
Betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 7 pacientë dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë është 2753. ”4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Ndërkohë që 445 të tjerë rezultuan pozitivë nga 3500 testime të kryera. ”192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastër, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Devoll, Kolonjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Skrapar, Kuçovë, Pogradec, Konispol, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë ende 7548 pacientë aktivë me Covid-19.
Statistika (08 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 170
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3500
Testime totale 1,231,564
Raste pozitive 174,168
Raste të shëruara 163,867
Raste Aktive 7548
Humbje jete 2,753
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3343
Durrës 885
Fier 700
Shkodër 604
Vlorë 434
Elbasan 377
Berat 266
Lezhë 259
Gjirokastër 226
Kukës 168