7 vite në qeveri, programi i “Rilindjes” për shqiptarët është vetëm burgu
I vetmi premtim dhe program i zbatuar nga qeveria “Rama”, që nga ardhja në pushtet në vitin 2013, është ashpërsimi i dënimeve dhe burgosja për qytetarët. Në listën më poshtë janë përmbledhur të gjitha nismat e PS-së që kanë pasur qëllim dënimin e qytetarëve. Ato nisin që nga burgu për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike dhe përfundojnë te ndryshimet në Kodin Penal duke i dënuar me burg ata që thyejnë karantinën.
???????? ??? ????????? ? ??????????
Prill 2020 – Rama paralajmëron 10 deri 15 burg për ata që thyejnë karantinën.
Dhjetor 2019 –Rama kërcënon 7 deri 15 burg për ndërtuesit dhe arkitektët.
Qershor 2019 – Rama paralajmëron 10 -15 vjet burg kush bllokon rrugët.
Maj 2019 – 5 vjet burg kush dëmton zonat e mbrojtura.
Maj 2019 – 5 vjet burg për cenimin e figurës së nëpunësit civil.
Prill 2019 – Rama paralajmëron 3 vjet burg për ata që organizojnë dhe vënë baste sportive.
Nëntor 2018 – Burg për protestuesit tek Unaza e madhe (30 ditë burg se tentoi të godasë Ramën me këpucë).
Prill 2018 – Burg për protesuesit e Kukësit.
Maj 2017 – Deri në 7 vjet burg për shitblerjen e votës.
Janar 2017 – PS propozon 3 vjet burg për vrasjen e qenve.
Mars 2016 – Burg për protestuesit tek parku i liqenit.
Janar 2016 – Rama, 15 vjet burg për këdo që dëmton pyjet.
Janar 2016 – PS propozon 3 vjet burg nëse kapesh me celular në burg.
Nëntor 2015 – Rama, 3 vjet burg për ata që shpifin.
Tetor 2015 – PS propozon 10 vjet burg për ata që shesin mallra kontrabandë.
Shtator 2015 – Rama: 3 vjet burg për ata që nuk lëshojnë faturë tatimore.
Dhjetor 2014 – Rama: 8 vjet burg për ndërtimet pa leje
Tetor 2014 – Rama: 5 vjet burg për ata që vjedhin energjinë elektrike.
Mars 2014 – PS kërkon 3 vjet burg për shoferët e dehur.