”70% e demokratëve e firmosën më 6 mars”, Berisha: Do të rikandidoj për kryetar të PD

”70% e zgjedhësve demokratë e firmosën në 6 mars”, thotë ish-kryeministri Sali Berisha i cili konfirmon se do të rikandidojë për kryetar të Partisë Demokratike.

“Rikandidimi im është firmosur nga 70% e zgjedhësve të PD që votuan në datën 6 mars për kandidatët e saj. Edhe po të dua unë do të ishte një tradhti e pafalshme ndaj tyre”, tha Berisha në ”Syri.net”.

Teksa foli edhe për dy vendimet e pritshme të gjykatave, për Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut, dhe atë të 11 dhjetorit që shkarkoi Lulzim Bashën dhe ndryshoi statutin e PD-së.

“Vendimi i nesërm, nuk kemi asnjë problem me atë, për Kuvendin e 17 korrikut. Për vendimin tjetër presim të respektohet ai monument historik që u mblodh në stadiumin ‘Air Albania’ me 11 dhjetor, e papërsëritshme”.

SHKARKO APP