“70 milionë euro dëm”, Biberaj: Linja e transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë, jashtë funksionit prej ditësh!

Ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj, denoncon se linja e transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë është prej ditësh jashtë funksionimit.

Sipas ish-deputetit, dëmi ekonomik nga mungesa e transmetimit dhe shitjes së energjisë vlerësohet nga ekspertët në miliona euro.

“Linja e transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë, jashtë funksionimit prej disa ditësh! 70 milionë euro të çuara nga qeverisja e Edi Ramës! Dëmi ekonomik nga mungesa e transmetimit dhe shitjes së energjisë në Kosovës dhe tregjet rajonale vlerësohet nga ekspertët në miliona euro!”, thekson Biberaj.

Shkrimi i plotë:
Te dashur miq,
Sic e keni ndjekur nga media disa shtylla te sistemit te transmetimit te energjise te linjes Shqiperi Kosove ka disa dite qe jane jashte funksionit, duke vene ne pikepyetje te madhe investimin prej 70 milione euro nga taksat tona, si dhe duke nderprere transmetimin e energjise drejt Kosoves dhe tregjeve rajonale. Tani eshte koha me e mire qe Shqiperia per arsye te shirave te sezonit te dimrit te shese energji ne Kosove dhe rajon, duke siguruar miliona euro per buxhetin e shtetit, nderkohe qe sot keto para per arsye te defektit nuk arketohen. Ky difekt nxjerr ne pah edhe nje problem tjeter te madh te projektit inxhinierik dhe atij te zbatimit, pasi projekt te tilla qe kane karakter strategjik gjithmone kane edhe rruge rezerve (eshte kusht teknik pasja e linjave buck-up ose ring) dytesore dhe tretesore, pasi ne rast se te bie nje linje ke tjeteren rezerve e keshtu me radhe, me qellim qe asnjehere te mos nderpritete energjia elektrike. Defektet ne keto sisteme kane humbje te katerfishte:

1. Nuk shet energji edhe ne kohen e pikut te prodhimit sezonal nga shirat, pra nuk arketon miliona euro.
2. Duke mos punuar me kapacitet te plote je i detyruar qe te derdhesh uje nga hidrocentralet per te mos rrezikuar digat, uje qe kalon ne humbje pasi nuk e ke me ne gjendje depozite, humbje qe vleresohet ne mikiona euro.
3. Duke mos prodhuar energji nuk realizon kontratat qe ke me tregjet rajonale dhe ato kane edhe penalitete respektive.
4. Riparimi i defekteve te tilla ne kushte emergjence (kur s’ke linja te tjera rezerve) kane dhe shume vonesa dhe kosto te jashtezakonshme pasi behen ne kushte emergjence.
Dhe e fundit, po jo me e parendesishmja, kjo mund te jete edhe nje skeme e paster vjedhje, abuzimi dhe korrupsioni, pasi duke bllokuar shitjen e enrgjise nga tregu dhe operatoret shqiptare, iu hap rruge tregjeve dhe operatoreve te tjere rajonale, dhe dihet fare mire se operatoret serbe jane shume agresive dhe prezent ne tregun shqiptar, ate rajonal dhe te Europes Qendrore. Nuk ishte e rastit qe ky projekt u vonua nga qeveria aktuale shume vite, edhe tani qe u realizuar perseri nuk funksionon. Ka shume te ngjare qe kjo te jete nje nder “xhevahiret” “perlat” e minishengenit te Edi Rames me Aleksander Vucicin. Shqiperia vazhdon dhe humbet dhe vetem humbet miliona dhe miliarda euro nga qeverisja e Edi Rames, dhe cdo dite qe rrin ne pushtet ne vetem humbasim pa fund si komb!

SHKARKO APP