73 intelektualë në Tiranë, kërkesë për lirimin e Albin Kurtit
Një grup intelektualësh shqiptarë kanë firmosur sot një kërkesë për lirimin e Liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Më poshtë mund të lexoni emrat e intelektualëve dhe tekstin e kërkesës.
PO ALBIN KURTIT, JO ZAJEDNICËS!
Ne qytetarë të Tiranës, intelektualë, pedagogë, artistë, studentë, me besimin se vullneti i popullit do të frymojë politikat kombëtare, shprehim sot mbështetjen e plotë për luftën dhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për forcimin e shtetit në luftë të papajtueshme me çdo shfaqje të autoritarizmit dhe të korruptimit të institucioneve.
Sot ne deklarohemi kundër Marrëveshjeve për Zajednicën me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, të cilat cënojnë integritetin territorial dhe dëmtojnë interesat kombëtare të shqiptarëve. Arrestimi i Albin Kurtit në 28 Nëntor, ditën e shenjtë të Pavarësisë, kujton kohët më të errëta të sundimit serb kur patriotët dhe rinia e Kosovës dhunoheshin dhe burgoseshin për çështje kombëtare.
Ne gjykojmë se, në kuadrin e një bashkëpunimi luajal mes Qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës, dhe mbi bazën e Marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet tyre, do të shmangeshin veprime të cilat cënojnë jo vetëm interesin kombëtar, por në një vështrim afatgjatë, paqen dhe stabilitetin në Rajon.
Albin Kurti dhe të gjithë të Burgosurit Politikë duhet të lirohen një orë e më parë, sepse ata kanë dalë në mbrojtje të Republikës dhe aspiratave Kombëtare.
Tiranë, 3 dhjetor 2015
Nënshkruesit
- Pëllumb Xhufi
- Moikom Zeqo
- Brizida Gjikondi
- Krenar Zejno
- Kujtim Çashku
- Enis Sulstarova
- Abdi Baleta
- Iliada Korçari
- Elvis Hoxha
- Gjergj Zefi
- Etleva Nallbani
- Ksenofon Krisafi
- Rudina Xhunga
- Muntaz Dhrami
- Sokol Shameti
- Artur Zheji
- Bora Ylli
- Lutfi Dervishi
- Anastas Kostandini
- Ermira Qosja
- Artan Shabani
- Behar Gjoka
- Alba Malltezi
- Klement Kolaneci
- Alment Muho
- Olsi Lelaj
- Beti Njuma
- Saimir Shpuza
- Arben Bajo
- Sofokli Meksi
- Nadire Buzo
- Gjergji Gjuraj
- Mandeta Minxhozi
- Ardian Isufi
- Ilir Yzeiri
- Tefta Spirollari
- Vlash Prifti
- Dritan Sulçebe
- Ina Kasimati
- Klejd Këlliçi
- Marin Mema
- Arlind Qorri
- Anika Dokle
- Ledian Rusta
- Enida Bozheku
- Blendi Çeka
- Keti Banushi
- Lulzim Alushaj
- Gentian Xhenga
- Bashkim Rodoni
- Blerta Lazebeu
- Erion Kristo
- Eda Elbasani
- Lura Demiri
- Pavio Gjini
- Albana Rista
- Aleksandër Josifi
- Evi Veliu
- Junilda Karameta
- Agim Janina
- Genti Gjikola
- Ketiana Klosi
- Genc Shehu
- Haxhi Kalluci
- Flutura Baleta
- Hasan Matjani
- Edvin Pacara
- Liridona Hoxha
- Xhenis Gjini
- Gentian Aliaj
- Armando Zamaj
- Ermir Hoxha
- Denis Muka
KOHA JONË SONDAZH

