75 vota pro, Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm
Politikë E Enjte, 13 Korrik 2023 21:07
Është votuar me 75 vota pro dhe 16 kundër, dekreti i Presidentit Begaj për Taulant Ballën dhe deputeti do të jetë ministër i Brendshëm. Kurse me 84 vota, 3 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bledi Çuçit nga detyra e Ministrit të Brendshëm.
Edhe pse nuk votoi, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e uroi Ballën për përgjegjësinë e re.