Veliaj sqaron pse nuk është në Tiranë

Përmes një deklarate për mediat, Bashkia e Tiranës ka sqaruar arsyet e vizitës së kryebashkiakut në Sri Lanka.Zyra e shtypit bën të ditur se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka udhëtuar me fluturimin e fundit për të përfaqësuarTiranën në një nga forumet më të rëndësishme ekonomike. Veliaj është ftuar nga Qendra për Zhvillimin  ndërkombëtar (Center for International Development) e Universitetit të Harvardit, si një nga folësit kryesorë në Forumin Ekonomik që këtë vit mbahet në Sri Lanka. “Veliaj është përzgjedhur si një administrator i suksesshëm në qeverinë qendrore si Minister i Punës, e menaxher i aftë në Bashkinë e Tiranës, duke e rikthyer sërish Tiranën në vëmendjen ndërkombëtare pas 4 vitesh harresë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është ftuar në një panel me Nobelistin e Ekonomisë Joseph Stiglitz, Columbia School of Business, George Soros – president i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alan Hirsch, Presidenca e G20 & Ricardo Hausman, drejtor i CID i Harvard Kennedy School. Udhëtimi i Kryetarit të Bashkisë zgjat 2 ditë vajtje­ardhje dhe shpenzimet mbulohen nga organizatorët”, thuhet në sqarim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?