77-vjetori i lindjes, Rama uron aktoren Zyliha Milotin: Edhe 100

Aktorja e humorit shqiptar, Zyliha Miloti feston sot 77-vjetorin e lindjes.

Në këtë 77-vjetor, një urim për aktoren shkodrane ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkroi në rrjetet sociale “Edhe 100! Gëzuar”, teksa ndau edhe një foto të aktores.

Zyliha Miloti lindi në Shkodër, më 11 janar 1946. Mbaroi liceun artistik ”Jordan Misja”, me 1965 për aktore dhe nga viti 1967 e në vijim paraqitet si një nga aktoret më të suksesshme të Estradës Profesioniste të Shkodrës për rreth 40 vjet. Ajo mban titullin ”Artiste e merituar”.

SHKARKO APP