Shqipëria pa ambasador në Vatikan

Akoma Shqiperia nuk ka ambasador në Vatikan. Seksioni në shqip i Radio Vatikanit raporton se në fjalimin tradicional drejtuar ambasadorëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë në sallën Regia të Pallatit apostolik të Vatikanit, Papa Françesku nënvizoi me kënaqësi se, gjatë vitit të kaluar, numri i ambasadorëve rezidentë në Romë është rritur më tej. Ndërsa Tirana zyrtare nuk po bie dakort për emrin e ambasadorit!

Radio Vatikani organi zyrtar i selisë së shenjtë shpreh shqetësimin për mospërfaqësimin e Shqipërisë në nivel ambasadori në Vatikan. “Vendi i shqiponjave”, siç e quajti Papa Françesku, Shqipërinë, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, më 21 shtator 2014, ende nuk përfaqësohet pranë Selisë së Shenjtë me një ambasador. Radio Vatikani thote se ambasadori i fundit i Shqipërisë pranë Vatikanit është larguar prej muajsh dhe zëvendësi i tij, në ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së shenjtë, ende nuk është emëruar. Kjo, për shkak të mosgjetjes së gjuhës së përbashklët mes qeverisë dhe Bujar Nishanit lidhur me kandidaturat për ambassador të Shqipërisë në Vatikan. Shqipëria ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë më 7 shtator 1991, në rangun e Nunciaturës Apostolike për Vatikanin e të Ambasadës për Shqipërinë .

Ne vendin me fuqinë më të madhe në botë, ku falen presidentët më të mëdhenj të globit, Shqiperia e vogël nuk vendos ende se cilin apo cilën të ketë ambasador.

SHKARKO APP