78 vota pro për Eurobondin prej 700 mln eurosh dhe 76 vota për buxhetin faktik

Në Kuvendin e Shqipërisë, 78 deputetë kanë votuar pro Eurobondit prej 700 mln eurosh. Po ashtu janë miratuar të gjitha projektligjet, pas 10 orë diskutimesh në një seancë ku nuk munguan akuzash dhe show politik.

Projektligj “Për eurobondin, që do të emëtohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dore nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë” miratohet me 78 vota pro, 4 kundër dhe 33 abstenim.

Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020” miratohet me 76 vota pro dhe 41 kundër.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpëmdarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-se për reagimin ndaj krizes së pandemisë Covid-19” miratohet me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim

Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmerinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier” miratohet me 117 vota kundër asnjë, abstenim 1.

SHKARKO APP