8 deputetët që lënë mandatet dhe emrat që i zëvendësojnë

 

Në parlament pritet të shtohet numri i deputeteve gra. Kjo pasi ligjvënësit e rinj që do të hyjnë në Kuvend, pasi 8 ligjvënës që garojnë për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit do të dorëzojnë mandatet,do të zëvendësohen nga 5 deputete gra dhe 3 burra.

Në zgjedhjet e 21 Qershorit janë si kandidatë për kryetar bashkie katër deputetë nga e majta dhe katër deputetë nga e djathta. Deputetët e angazhuar në garën për Kryebashkiakë tashmë kanë depozituar në Grupet Parlamentare ku bëjnë pjesë deklarimet për lënien e mandatit.

Pas këtij hapi, Kuvendi i Shqipërisë i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bërë zëvendësimin e deputetëve.

Kështu nga Partia Socialiste do të kandidojnë deputetët Armando Subashi në Fier i cili zëvendësohet nga Bujar Çela, Majlinda Bufi në Roskovec vendin e të cilës e zë Antoneta Dhima, dhe Artur Bushi në Krujë që I kalon deputetit Shkëlqim Troplini.

Ndërkaq nga maxhoranca lë mandatin e deputetes Majlinda Rira në Përrenjas e cila zëvendësohet nga Edlira Çekrezi. Në kampin e djathtë në Tiranë kandidon deputet Halim Kosova mandati i të cilit zëvendësohet nga Asllan Dogjani, në Elbasan demokratët kanë në garë deputetin Ardian Turku I cili do të zëvendësohet nga Arbiola Halimi.

Në Tropojë lë mandatin për të garuar në zgjedhje Besnik Duzha, mandati i të cilit i kalon Mimoza Hajdarmatajt.

Në Shkodër kandidon për bashkinë e këtij qyteti deputetja Voltana Ademi e cila dorëzon mandatin e deputetes e që i kalon Irma Koplikut.

SHKARKO APP