8 dorëheqje në një ditë në Shkodër, ikën edhe drejtori i Hetimit Tatimor

Ka dhënë dorëheqjen nga posti Drejtori i Hetimit Tatimor Rajoni Verior, Agim Shimaj. Ai u emërua në detyrë më pak se dy muaj më parë nga ministrja Anila Denaj. Dorëheqja vjen pas kritikave te kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Kryesisë së PS me drejtoret e kryeqendrës së veriut. Agim Shimaj njihet si një anëtaret e Partisë Socialiste që në fillimet e saj si dhe anëtarë i Asamblesë së Përgjithshme .

Pak kohë më parë, Shimaj mbajti postin e koordinatorit të PS në Shkodër.

Edhe 7 drejtorë të tjerë dhanë dorëheqjen në Shkodër – Drejtorët meshkuj të institucioneve në varësi të qeverisë, në Shkodër kanë paraqitur dorëheqjet një ditë pas urdhrit të kryeministrit Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë dhënë dorëheqjen 

Swiss Digital Mobile Reklama

1- Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër
2- Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër
3- Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës
4- Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )
5- Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder
6- Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder
7-Agim Dardha – Drejtor i Agjencise se Zonave te Mbrojtura Shkoder

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?