8 senatorë letër Biden: Kosova të jetë prioritet i SHBA-së
Situata në veriun e Kosovës duhet që të jetë prioritet për politikën e SHBA-së. Një grup prej 8 senatorësh amerikane, kanë kërkuar nga administrata e presidentit Joe Biden, që t’i japë përparësi adresimit të situatës së përkeqësuar të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë. Në një letër drejtuar Presidentit ata e inkurajon Biden që të ndërhyjë që palët të angazhohen për çtensionimin e situatës.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme të gati 600 trupave amerikane në KFOR-. Ne vlerësojmë përpjekjet diplomatike të SHBA për të de-përshkallëzuar krizës, por këto përpjekje nuk janë reciproke, në veçanti nga Kosova. Si pasojë, ne jemi të përgatitur të konsiderojmë ndryshimin e mbështetjes së Kongresit”, shkruhet në letër.
Në letrën e tyre senatorët amerikane shkruajnë se situata rrezikohet të bëhet dramatike dhe bëjnë thirrje që të ushtrohet presion diplomastik.
“Ne mbështesim propozimin e Bashkimit Evropian për Serbinë dhe Kosovën që përfshijnë: tërheqjen e kryetarëve të mbetur në veri; pezullimin e operacioneve policore, shpalljen e zgjedhjeve të reja me zotimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës etj”, shkruhet në letër.