8 viktima dhe 659 raste të reja në 24 orë, në gjendje të rëndë 16 pacientë
Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë 8 pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60-vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68-vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Nga 3934 testime, kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë. ”316 në Tiranë, 44 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Durrës, 23 në Elbasan, 19 në Krujë, 17 në Kamëz, 16 në Pogradec, 15 në Berat, nga 14 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 10 në Gjirokastër, 9 në Kukës, nga 8 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Kurbin, Libohovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, Vorë, Lezhë, Vau i Dejës, nga 3 qytetarë në Mirditë, Dibër, Devoll, Kolonjë, Dimal, nga 2 qytetarë në Librazhd, Poliçan, Delvinë, Divjakë, Shijak, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Finiq, Përmet, Memaliaj, Peqin”.
Mësohet se janë 6397 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 543
Të shtruar në spitale 146
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3934
Testime totale 1,269,535
Raste pozitive 179,463
Raste të shëruara 170,217
Raste aktive 6397
Humbje jete 2,849
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3115
Durrës 742
Fier 724
Shkodër 486
Elbasan 233
Berat 221
Gjirokastër 186
Lezhë 182
Korçë 172
Kukës 151
Vlorë 121
Dibër 64