8 viktima në 24 orë nga Covid-19, rriten rastet e reja
Jetën nga Covid-19 nuk e kanë fituar në 24 orët e fundit 8 pacientë. ”Një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 63-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Po ashtu janë kryer 2964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 549 qytetarë. ”264 në Tiranë, 31 në Fier, 28 në Elbasan, 25 në Durrës, 18 në Sarandë, 15 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Dimal, Kamëz, nga 11 qytetarë në Berat, Korçë, 10 në Shkodër, 8 në Skrapar, nga 7 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Përmet, Tepelenë, 6 në Patos, nga 5 qytetarë në Vorë, Libohovë, Kuçovë, Peqin, nga 4 qytetarë në Librazhd, Krujë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Gramsh, nga 2 qytetarë në Pogradec, Delvinë, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, Kurbin, Pukë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Tropojë, Divjakë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik”.
Janë 8,363 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 558 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 549
Të shëruar në 24 orë 558
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2964
Testime totale 1,362,111
Raste pozitive 195,021
Raste të shëruara 183,636
Raste Aktive 8,363
Humbje jete 3,022
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4463
Fier 753
Gjirokastër 525
Shkodër 447
Berat 460
Durrës 446
Vlorë 379
Elbasan 348
Korçë 239
Lezhë 172
Dibër 72
Kukës 59