80 vjetori i çlirimit, Rama publikon logon që do të jetë në çdo dokument zyrtar: Është krijuar nga memoriali ”Nëna Shqipëri”
Nga sot, të gjitha institucionet publike do të përdorin si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar memorialin ikonë “Nëna Shqipëri” në kuadër të 80 vjetorit të çlirimit.
Kryeministri Edi Rama bën me dije se fituesja e konkursit për krijimin e logos kombëtare të 80 vjetorit të çlirimit është Erjona Karkini.
“Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar do të qëndrojë kryelartë si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar dhe çdo aktivitet në përvjetorin historik në nder të heronjve e dëshmorëve në “Vitin Mbarëkombëtar të 80-Vjeorit të Çlirimit”.
Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, mes konkuruesve”,-shkruan Rama.