80-vjetori i çlirimit të Fierit, Belinda Balluku ndan pamje nga ceremonia
Në 80-vjetorin e çlirimit të Fierit, zv/kryeministrja dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier, Belinda Balluku nderoi veprën e partizanëve. Balluku ka postuar edhe një video nga ceremonia e sotme, kurse më herët postoi edhe një shkrim. ”Sakrifica dhe vepra e 1,900 partizanëve të kësaj zone, prej të cilëve 447 ranë dëshmorë, meriton mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithëve. Kjo datë e rëndësishme për Fierin përkon sot me një ditë historike për të gjithë vendin. Hapja e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin 🇪🇺Europian shënon nga sot nisjen e një faze të re në rrugën europiane të Shqipërisë”,-shkruan Balluku.