83 kuti të numëruara nga 114, LSI drejt marrjes së mandatit në Berat

Pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) që të rihapen kutitë në qarkun e Beratit dhe të numërohen sërish votat, procesi nisi dje rreth orës 14:00 të ditës së sotme por u mbyll në mbrëmje, dhe rinisi sot prej orës 09:00 të mëngjesit.

Nga 83 kuti të numëruara deri tani diferenca midis PS dhe LSI është 65 vota. Mësohet edhe se LSI-ja në këto kuti ka rikuperuar 12 vota.

Për të ndryshuar mandatin nevojiten sërish vota për LSI, por KAS mund të vendosë të hapë edhe pjesën tjetër të kutive të Beratit. KAS la të hapur mundësinë e rinumërimit edhe të pjesës tjetër në rast se provohet deformim rezultati, pra ngushtim të differencës apo ndryshim rezultati.

Nga 46 kutitë e hapura një ditë më parë nuk pati ndryshim rezultati për qarkun Berat, ndërsa LSI rikuperoi vetëm 3 vota e PS humbi 6 vota.

KAS mori vendimin një ditë më parë që të rihapen 114 kuti në qarkun e Beratit dhe të numërohen sërish votat. Nga 114 kuti votimi që duhet të hapen në total, vetëm 46 u rinumëruan, ndërsa rezultoi se diferenca mes PS dhe LSI ishte 74 vota, ndërsa më parë ishte 77 vota, të cilat i duhen LSI-së që të fitojë mandatin.

SHKARKO APP