838.2 miliard lekë për PPP-të, Presidenti Meta i përgjigjet ministres Denaj
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se qeveria ”Rama 2” për kontratat e PPP-ve në buxhetin e vitin 2021, kapin vlerën e 838.2 miliard lekë, ndërsa për luftën kundër Covid-19, qeveria sipas tij ka parashikuar 14.5 miliard lekë.
”Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 MILIARD LEKË ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa për luftën kundër Covid-19 janë parashikuar 14.5 MILIARD LEKË ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”,-shkruan kreu i shtetit.
Ky reagim vjen pas konferencës së kryeministrit Edi Rama dhe ministrave Arben Ahmetaj e Anila Denaj, ku u dhanë shpjegime për buxhetin e vitit 2021. Gjatë konferencës, ministrja e Ekonomisë Denaj iu përgjigj kreut të shtetit, i cili e ka kthyer në Kuvend pr.ligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Për ministren, synimi i këtij buxheti është “rimëkëmbja me objektiv rritjen e vendeve të punës, nxitjes së bizneseve, rritjes së pagave në shëndetësi e arsim dhe rritje të investimeve publike në infrastrukturë”.
Postimi i plotë
Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 MILIARD LEKË ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 MILIARD LEKË ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.