86% e të rinjve shqiptarë të gatshëm të ikin nga vendi
Një sondazh nga “Deloitte”, zbulon shifrën e frikshme se 86,3% e të rinjëve në vend, janë të gatshëm të zhvendoseshin në një shtet tjetër dhe të lënë Shqipërinë.
Pagat nuk janë i vetmi motiv. 47,4 për qind e të rinjve janë përgjigjur se mosvlerësimi i punës së tyre është komponenti kryesor, i cili do t’i orientonte ata drejt marrjes së një vendimi për të ndryshuar punëdhënës.
Largimet masive të të rinjve kanë filluar të shfaqin efekte në tregun e brendshme të punës. Kompanitë ankohen se nuk gjejnë punonjës të kualifikuar, ndërsa qeveria ende nuk ka mundur të gjejë instrumente për parandalimin e hemorragjisë së ikjeve.
Jo më vonë se dje, ish-deputetja e PS-së Valentina Leskaj mbështeti opozitën kur thotë se të rinjtë zgjedhin largimin pasi nuk janë dakord me modelin shoqëror. “Ikin për një vend pune, ikin për një pagë më të mirë. Por ka shumë të rinj që refuzojnë modelin e shoqërisë që ne kemi ngritur”.