86 vjeçarja amerikane rezulton me Koronavirus, më 3 mars kishte qenë në Tiranë
Një grua e moshuar, 86 vjeçare nga Amerika, ka rezultuar pozitive në testin ndaj koronavirusit.
Lajmin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë të Turqisë, Doktor Fahrettin Koca, i cili deklaroi se gruaja ka udhëtuar nga aeroporti i Tiranës, për në të Stambollit dhe më pas ka shkuar për në SHBA.
“Një amerikane, 86 vjeçe është diagnostikuar në një spital në Turqi dhe ka rezultuar me koronavirus. Ajo është një shtetase amerikane, ndërsa para se të vinte tek ne, ka qenë në Tiranë, e më pas është drejtuar drejt Amerikës”, ka shkruar ministri turk.
“Në harkun kohor të 2 javëve ka vetëm një shtetase amerikane 86-vjeçare që ka vizituar Turqinë. Në 3 mars por që udhëtimin e ka nisur nga Tirana drejt Uashingtonit,”– shkruan ai.
KOHA JONË SONDAZH

