9 nëpunës të Ministrisë së Jashtme kanë edhe nënshtetësi tjetër

 

Emrat e nëpunësve të Ministrisë së Jashtme, që kanë dy pasaporta nuk bëhen publike. Në një komunikim me Gazetën Shqiptare, ministria pranon se janë 9 nënpunës të tjerë, me dyshtetësi, përveç Pirro Vengut, shefit të kabinetit të Ministrit, Ditmir Bushati. “Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike nuk e ndalon mbajtjen e dyshtetësisë për diplomatët. Nga ana tjetër, Ligji ynë nr.23/2015 ‘Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë’ nuk e ndalon një gjë e tillë, sipas Ministrisë së Jashtme.

Një media greke ishte e para që rreth tri muaj më parë publikoi lajmin që Pirro Vengu, shefi i kabinetit i ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, është kërkuar nga ministria e Mbrojtjes e Greqisë për të kryer shërbimin ushtarak në vendin fqinj, pasi Vengu ka bërë letrat e homogjenitetit dhe quhet një greko-shqiptar, pra ka dy shtetësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?