A cënohet karriera politike? Flet avokati i Ervin Salianjit

Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës, që dënon ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë, në pikëpyetje është vënë karriera e tij politike. Avokati i tij, Ledio Braho i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora sqaron se në kushtet aktuale, ish-deputetit nuk i rrezikohet karriera politike. Sipas Brahos, vetëm një vendim dënimi me 6 muaj burg do ti rrezikonte karrierën politike për një periudhë të caktuar.

“Në fazën që ndodhemi tani nuk ka asnjë pasojë sa i përket ligjit të dekriminalizimit apo çdo ligji tjetër sepse Ervin Salianji dhe tre të pandehurit e tjerë konsiderohen të pafajshëm, deri në momentin që ka një vendim të formës së prerë, që është vendimi i Gjykatës së Apelit. Edhe në rastin e një vendimmarrje të Gjykatës së Apelit është çështja e pafajësisë, kthimi për rigjykim, dënim me gjobë. Të gjitha këto nuk e cënojnë karrierën politike të Ervin Salianjit. Vetëm një dënim me burgim mbi 6 muaj e cënon karrierën politike për një afat të caktuar. Ne do vazhdojmë të gjitha mjetet e ankimit dhe e drejta do të dalë në një moment. Këtu kemi rastin e pastër të lirisë së shprehjes së një politikani dhe të një gazetari që është një liri e sanksionuar jo vetëm nga kushtetuta dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, por edhe nga një praktikë shumë e konsoliduar e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sidomos kur bëhet fjalë për politikanë dhe gazetarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?