A dëmtoi Opozitën emri i Metës e Berishës në zgjedhje?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi poshtë tezën se po të mos ishte ai dhe Sali Berisha në koalicionin “Bashkë Fitojmë”, do të kishte më shumë pjesëmarrës në zgjedhje.  Sipas tij nuk përbën problem koalicioni me Berishën, por bandat e krimit.

“Koalicioni nuk përbën problem, është justifikim i Ramës për të treguar që ka pas probleme brenda koalicionit. Problem janë bandat e Ramës dhe policia që u bë njësh me bandat janë administrata, komisionarët, numëruesit përjashtimi i opozitës nga shumë të drejta. Janë justifikime për rritur përgjegjësinë dhe për të gjetur alibira”,-tha Meta.

Nga ana tjetër, i pyetur nëse do të qëndrojë në politikë edhe pas humbjes në zgjedhje ai i përgjigj: ”Zgjidhja kurrë nuk është asgjësimi i opozitës së vërtetë pavarësisht nga të gjitha kushtet e terrorit shtetëror që ekzistojnë në forma nga më të ndryshmet ndaj të gjithë qytetarëve. Unë jam këtu deri sa të kem besimin e atyre që më kanë zgjedhur dhe mbështesin nuk ndaloj askënd të sjellë iniciatiava e ndryshime të rëndësishme. Për aq kohë sa do të jem në krye të PL do të jetë ajo që qëndron fort për lirinë demokracinë llogaridhënien interesin publik dhe transparencën”.

SHKARKO APP