A do e marrim falas vaksinën anti-Covid? Ja si përgjigjet Rama, mesazh opozitës: Testimi nuk e frenon virusin

Kryeministri Edi Rama premtoi që vaksina kundër koronavirusit do të merret falas nga qytetarët shqiptarë.

I pyetur nga gazetarët nëse në Shqipëri do të ndodhë e njëjta gjë si në SHBA, ku Presidenti Joe Biden tha se do ta marrin falas të gjithë qytetarët amerikanë, Rama u përgjigj prerë “Po”, duke kërkuar që të kalohet te pyetja tjetër.

Më tej, kryeministri iu përgjigj dhe akuzave të opozitës se situata me koronavirusin ka dalë jashtë kontrollit, pasi nuk po bëhen testime.

“Askund, në asnjë vend, pavarësisht numrit të testeve, ekonomisë, sistemit shëndetësor, nuk kemi parë të ketë frenim apo ulje të numrave me teorinë ‘test, testo’. Që këtu bie teoria e ‘testo’. Qeveria nuk bën testime, as vendos sa testime do të bëhen. Njerëzit duhet ta kenë parasysh që çfarëdolloj gjëje të shohin në Shqipëri, ndodh edhe në vendet e tjera”, tha Rama.

 

 

Manastirliu: Është e vërtetë që në një moment të shkurtër të javës së shkuar kemi pasur një fluks të madh kërkesash për tamponë. Jo vetëm që kemi 4-fishuar numrin e testimeve të bërë me metodën e artë PCR, por kemi vendosur në operacion edhe laboratorin në QSUT, që vijon të kryejë ekzaminime për sistemin, por gjithashtu po ndërtojmë dhe një laborator back-up, që do të thotë një sistem më shumë për t’iu ardhur në ndihmë kapaciteteve të ISHP. Iu bëj thirrje qytetarëve të drejtohen te mjeku i familjes dhe nëse situata kalon nga e moderuar në një situatë të rënduar, atëherë hyn në veprim Urgjenca Kombëtare që vlerëson situatën e pacientit.

SHKARKO APP