A do ngujohen në sallën e Parlamentit? Ja çfarë deklaron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj deklaroi nga shkallët e Parlamentit se do bëjnë gjithçka që kanë në dorë pa denatyruar veten për t’i shërbyer vendit.

Pas ndalimit nga Garda të hyrjes së deputetëve të opozitës në Kuvend, Gjekmarkaj ka folur për mediat, duke lënë të hapur dhe mundësinë e ngujimit në sallën e Kuvendit.

“Do rezistojmë, do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë pa denatyruar veten. Çdo mundësi që na hap rrugë ndërgjegjja për t’i shërbyer këtij vendi ne do ta shfrytëzojmë”, deklaroi Gjekmarkaj.

SHKARKO APP