A do ta përjashtojnë Berishën nga Kuvendi?
Sot pasdite në orën 19:00 do të mblidhet Byroja e Kuvendit për të diskutuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Sali Berishës.
Kërkesa e socialistëve erdhi pasi ish-kryeministri e quajti Ramën “kriminel”.
Kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi tha kërkoi që të merren masa ndaj Berishës.
Një përjashtim i mundshëm i tij ndoshta mund të sillte edhe bojkot të Kuvendit nga grupi parlamentar i PD-së, njësoj siç u veprua tre javë më parë kur Berisha u përjashtua me 10 ditë pas deklaratave për armatosje të popullsisë.
KOHA JONË SONDAZH

