A do tampon negativ fals për 13 minuta?
Politikë E Martë, 7 Shtator 2021 05:45
Nga Ben Manaj-
Investigimi i Fiksit per tamponet negativ eshte mese i vertete! Nga pervoja ime personale ne Tirane para disa javesh, mu desh nje tampon, jo per mua, por personi ne fjale e mori pergjigjen brenda 13 minutash!
Dhe ketu perfshihet koha qe zbriti nga makina ime, shkuarja ne kembe tek kompani ne katin e trete te nderteses, hyrja ime ne parkim me makine ku 11 minutat e para ishin me pagese dhe une kam dal nga parkimi ne minuten e 13 dhe personi qe beri tamponin po me priste tek dalja e parkimit me pergjigjen ne dore!!!!
Tamponi lateral i shpejti e kthen pergjigjen per 30 minuta sa per dijeni! Llogarite bejini vete!
Nderkohe shume shqiptare qe vijne nga Tirana ne Londer po dalin pozitiv diten e dyte te mbritjes kur kane marr pergjigjen negative ne Tirane!!!
P.A
Kam edhe foto te biletes se parkimit nese dikush e kupton se per ku behet fjale dhe kerkon te kruhet! Kam edhe emer dhe mbiemer po ashtu! Money-making machines!
Leviz o shtet, apo edhe ti merr perqindjen tende…?!!!!
KOHA JONË SONDAZH