A do të afrohet Jozefina Topalli në PD? Ja si përgjigjet Edi Paloka në Open

Hapja e Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për deputetë të ardhshëm është tema e diskutimit në emisionin e sotëm “Open” në Top Channel.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, foli për mundësitë e afrimit të Jozefina Topallit në parti, e cila ka qenë një prej personave që ka folur më ashpër ndaj Lulzim Bashës.

“Jozefina është anëtare e Këshillit Kombëtar, siç u larguan mund të vijnë vetë. S’mund të bëhet ftesë, kur për kaq vite ke qenë pjesë e rëndësishme të partisë. Ata janë pjesë e partisë. Është anëtare. Ka 8 vite që i bëhet kjo ftesë të gjithëve, aq më tepër kur asnjë s’është përzënë nga Partia Demokratike. Unë e quaj hapje kur vijnë njerëz të rinj, që s’kanë pasur poste në PD. Kemi qenë aq të hapur sa shumë veta kanë dalë e kanë gjuajtur me gurë dhe pse kanë pasur privilegje të mëdha në PD. Jam kundër afrimit të tyre, por i jep të drejtë të propozohen. Janë njerëzit që duhen t’i zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë”, tha Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?